Katër viktima dhe 302 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat mbi pandeminë e Covid-19. Kështu, në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë humbur jetën katër qytetarë, ndërkaq janë evidentuar edhe 302 të infektuar të rinj.
Pavarësisht evidentimit të rasteve të reja, MSH-ja konfirmon se listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 82 qytetarë, duke e çuar në 10548 numrin e të shëruarve në vend, që prej fillimit të epidemisë.
Në spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Që nga muaji mars kur u raportuan raste e para me Covid-19 dhe deri sot në vend kanë humbur jetën 473 qytetarë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3966
Durrës 755
Shkodër 491
Fier 511
Korçë 479
Lezhë 379
Elbasan 344
Vlorë 308
Kukës 190
Dibër 96
Gjirokastër 96
Shtimi i rasteve të reja po shihet me shqetësim nga strukturat përgjegjëse, të cilat çdo ditë ftojnë qytetarët të tregojnë maturi, vigjilencë dhe të respektojnë masat anticovid.
Qeveria shqiptare ka miratuar një akt normativ, i cili detyron qytetarët të mbajnë makë edhe në ambientet publike.
Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake janë të autorizuara të ndjekin zbatimin e kësaj mase, dhe në rast të mosprepektimit, ata kanë autorizimin të ndëshkojnë me gjobë çdo abuzues.