Ngjarje

← Kthehu te eventet

Jo ne emrin tim

Fillon
27 Sept 2026, 12:00 pm
Mbaron
27 Sept 2026, 2:00 pm
Vendi
Parliament House, Spring Street, East Melbourne, VIC 3002

Rreth këtij eventi

Bashkohuni me ne në një protestë paqësore, të dielën në Melbourne, ndërsa qëndrojmë së bashku për të mbrojtur historinë tonë, heronjtë tanë dhe popullin tonë. -Ne nderojmë sakrificën e dëshmorëve tanë dhe luftën për lirinë tonë. -Ne qëndrojmë të bashkuar për një të ardhme të drejtë, të vërtetë dhe llogaridhënie. -Kurrë nuk do të harrojmë. -Historia jonë, heronjtë tanë, populli ynë jetojnë përgjithmonë. Çfarë lejohet / Çfarë të sillni: Simbolet kombëtare të Kosovës dhe shqiptare, amblema e UÇK-së, dhe mesazhe që mbështesin drejtësinë, lirinë dhe të vërtetën në gjuhën shqipe dhe angleze. Çfarë ndalohet rreptësisht: Simbolet e partive politike, mesazhet e urrejtjes, sulmet personale, armët dhe mjetet piroteknike janë rreptësisht të ndaluara. Le të qëndrojmë së bashku në mënyrë paqësore, të respektojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe të sigurohemi që mesazhi ynë të dëgjohet qartë. Si të arrini atje (Transporti Publik) Parlamenti i Victoria-s ndodhet në zemër të Melbourne-it dhe aksesohet shumë lehtë me transport publik. Me Tren: Stacioni më i afërt është Parliament Station, i cili ndodhet direkt poshtë ose në afërsi të vendit të protestës. Shërbehet nga shumica e linjave kryesore të qytetit (si Belgrave, Craigieburn, Hurstbridge, Lilydale, Mernda, etj.). Me Tramvaj: Linjat që ndalojnë pranë Parlamentit (Stacioni i tramvajit Spring St / Bourke St ose Macarthur St) janë Linjat 86 dhe 96 (ndalojnë tek Spring St / Bourke St), Linjat 11, 12, dhe 109 (ndalojnë tek Parliament Railway Station / Macarthur St) Me Autobus: Autobusët që kalojnë afër zonës përfshijnë linjat 302, 304, 309, 350 dhe 402, si dhe linja të tjera që vijnë përgjatë Lonsdale Street ose Queen Street (një ecje e shkurtër prej 3-5 minutash). Opsionet e Parkimit: Për shkak se protesta mbahet në qendër të qytetit, rekomandohet përdorimi i transportit publik. Megjithatë, nëse vini me makinë, pranë Parlamentit ndodhen disa garazhe publike (rekomandohet rezervimi online paraprakisht për tarifa më të lira) -410 Albert St Car Park (Wilson Parking) afër spitalit Eye and Ear dhe Parlamentit. -50 Lonsdale St Car Park (Hyrja nga 52 Little Lonsdale St) pak minuta larg në këmbë. -180 Russell St Car Park ose 222 Russell St Car Park (Wilson Parking) ndodhen në afërsi të zonës së Chinatown dhe qendrës. Hashtagët e Sugjeruar: #JoNeEmrinTim #JusticeForUCK #FreedomForKosovo #StopInjustice #RememberOurHeroes #KosovaNukËshtëKrim #MelbourneForKosovo
Ky është një event falas i komunitetit — nuk ka biletë për t'u blerë dhe nuk ka regjistrim në hyrje. Thjesht ejani atë ditë.